Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, ka thënë të martën se nëse SHBA-ja përfshihet në sulmin izraelit ndaj Iranit, "atëherë kjo do ta përfshijë patjetër rajonin në një konflikt më të gjerë".
Kallas ka shtuar se Bashkimi Evropian po koordinon evakuimin e qytetarëve të saj nga zona e konfliktit në Lindjen e Mesme, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomentet e saj vijnë teksa ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka paralajmëruar banorët të evakuojnë pjesë të Teheranit të martën, ndërsa fushata ajrore e Izraelit në kryeqytetin e Iranit ka hyrë në ditën e pestë.
Izraeli thotë se sulmi i tij gjithëpërfshirës ndaj udhëheqësve të lartë ushtarakë të Iranit, vendeve të pasurimit të uraniumit dhe shkencëtarëve bërthamorë është i nevojshëm për të parandaluar që kundërshtari i tij i hershëm të afrohet më shumë me ndërtimin e një arme atomike.