Kabineti qeveritar gjerman ka miratuar një projektligj të paraqitur nga ministri i Brendshëm konservator Alexander Dobrindt, që do ta kufizojë ribashkimin familjar për disa refugjatë.
Kufizimet për ribashkim familjar do t’i preknin imigrantët në Gjermani me të ashtuquajturin “status plotësues mbrojtjeje” – domethënë, njerëzit që nuk kanë status të plotë të refugjatit, por lejohen të qëndrojnë në vend për shkak të kërcënimit të persekutimit politik në vendet e tyre të origjinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu u miratua një projektligj që do ta shfuqizojë mundësinë që imigrantët e integruar mirë të bëhen shtetas gjermanë pas tre vjetësh qëndrimi, ky ligj ishte prezantuar nga qeveria e mëparshme gjermane. Rregullat parashihnin që imigrantët e integruar mirë të aplikonin për shtetasi gjermane pas tre vjetësh në vend të pesë vjetëve.
Dy projektligjet, duhet të miratohen ende në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Gjermanisë.