Michael Garcia është dëmshpërblyer me 50 milionë dollarë, pasi fitoi rastin në një gjykatë në Los Angeles, ku kishte dërguar padi ndaj Starbucksit. Garcias i ishte derdhur një çaj i ngrohtë në një pikë të Starbucksit dhe iu shkaktuan djegie të mëdha, raporton “BBC”.
Garcia, postier, ka pësuar djegie të shkallës së tretë në zonën e tij gjenitale kur një gotë me çaj të nxehtë ra në prehrin e tij në shkurt të 2020-s.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStarbucks u shpall fajtor pasi kishte dështuar të sigurojë si duhet gotën, e cila i ka shkaktuar Garcias dëme të përhershme.
Kompania ka thënë se do të apelojë ndaj vendimit, duke aluduar se është shumë e ekzagjeruar për t’u paguar.