Forcat izraelite kanë urdhëruar dhjetëra familje palestineze në Rripin jugor të Gazës të largohen nga shtëpitë e tyre në evakuimin e parë të detyruar që nga armëpushimi i tetorit, pasi banorët dhe Hamasi thanë të martën se ushtria po e zgjeron zonën nën kontrollin e saj.
Banorët e Bani Suhaila, në lindje të Khan Younis, thanë se fletëpalosjet u hodhën të hënën mbi familjet që jetonin në kampe me tenda në lagjen Al-Reqeb.
“Mesazh urgjent. Zona është nën kontrollin e IDF-së. Ju duhet të evakuoheni menjëherë”, thuhej në fletëpalosjet, të shkuara në arabisht, hebraisht dhe anglisht, të cilat ushtria e hodhi mbi lagjen Al Reqeb në qytetin Bani Suhaila.
Në luftën dyvjeçare para se të nënshkruhej armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA-ja në tetor, Izraeli hodhi fletëpalosje mbi zonat që u bastisen ose u bombarduan më pas, duke detyruar disa familje të zhvendoseshin disa herë.
Banorët dhe një burim nga gripi militant Hamas tha se kjo ishte hera e parë që ato ishin hedhur që atëherë.