Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, gjatë një sulmi në Teheran.
Zadeh ishte "komandanti iranian me gradën më të lartë përgjegjës për Libanin", thonë Forcat Mbrojtëse të Izraelit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Izraeli nuk do të lejojë që elementët iranianë që pengojnë rimëkëmbjen e Libanit dhe forcojnë Hezbollahun të vendosen në Liban. Ai u përpoq të sulmonte Izraelin nga territori libanez, dhe ne e goditëm dhe e eliminuam atë në tokën iraniane", kanë thënë nga IDF.
Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit, ka konfirmuar tutje se avionët luftarakë goditën në mes të Teheranit teksa synuan vrasjen e komandatit të Forcës Quds të Irani.
"Avionët luftarakë goditën në zemër të Teheranit, duke synuar Daoud Ali Zadeh, një zyrtar të lartë në Forcën Quds dhe komandant të Korpusit të Libanit", thotë zëdhënësi i IDF-së, Effie Defrin.
Forca Quds është një nga degët e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.