Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli sulmon degët e një banke të lidhur me Hezbollahun

Sulmet izraelite

Foto: Associated Press

Ushtria izraelite ka goditur të hënën disa degë të një banke të lidhur me Hezbollahun, në Bejrut. 

Sulmet erdhën disa orë pasi ministri i Mbrojtjes i Izraelit u zotua të shkatërrojë grupin militant të mbështetur nga Irani. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ushtria izraelite ka thënë të hënën se goditi gjatë natës, degët e Shoqatës Al-Qard Al-Hassan të lidhur me Hezbollahun, duke pretenduar se organizata mbante fonde të përdorura për të financuar drejtpërdrejt aktivitetet paraushtarake të grupit militant, raporton CNN.

"Objektivi kryesor i sulmeve është të ndikojë në besimin midis Hezbollahut dhe komunitetit shiit që e përdor këtë shoqatë si një sistem bankar”, ka thënë të dielën zyrtari i lartë i inteligjencës izraelite.

Që kur Izraeli shtoi sulmet kundër Hezbollahut muajin e kaluar, të paktën 1,802 njerëz janë vrarë në të gjithë Libanin.