Ushtria izraelite ka kryer një sulm ajror në Bejrutin jugor, i pari që nga fillimi i qershorit.
Sulmi është kryer me synimin për figurën e dytë më të lartë të Hezbollahut.
Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se IDF-ja ka goditur “në zemër të Bejrutit, duke synuar shefin e shtabit të Hezbollahut, i cili udhëhoqi përpjekjet e organizatës për ndërtimin dhe armatimin”.
Një burim izraelit i ka thënë CNN-it se objektivi i sulmit ishte Haytham Ali Tabatabai, praktikisht zëvendëskomandanti i Hezbollahut.
Netanyahu ka urdhëruar sulmin bazuar në rekomandimin e ministrit të Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të IDF-së, ka thënë zyra e tij.
"Avionët armik nisën një sulm në periferitë jugore të Bejrutit, duke rezultuar në viktima dhe dëme të konsiderueshme", ka raportiar agjencia zyrtare e lajmeve e Libanit.