Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ishte në aeroportin e Sanaas së Jemenit gjatë sulmit izraelit, raporton BBC.
Ghebreyesus ka lajmëruar se ai dhe kolegët janë të sigurt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë sulmet në Sanaa dhe Hudaydah vdiqën tre persona dhe u plagosën 11 të tjerë. Drejtori ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.
Mohammed Ali al-Houthi, lideri i komitetit suprem revolucionar të grupit, i ka quajtur sulmet barbare dhe agresive.
Ai tha gjithashtu se përballjet me "arrogancën amerikane dhe izraelite" do të vazhdojnë derisa të ndalet konflikti në Gaza.
E kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do të vazhdojë të sulmojë boshtin e ligë iranian derisa ta shkatërrojë.
Mediat izraelite raportojnë se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë ngritur nivelin e gatishmërisë së sistemeve të mbrojtjes ajrore, në përgatitje për hakmarrje të mundshme nga rebelët Houthi.