Policia izraelite ka thënë se është duke e trajtuar si “sulm terrorist” incidentin e së dielës, kur një kamion ishte përplasur me një stacion autobusi në veri të Tel Avivit.
Një person ka vdekur dhe 29 të tjerë janë lënduar si pasojë e sulmit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas policisë, incidenti ka ndodhur pranë selisë së agjencisë izraelite të spiunazhit Mossad, raporton BBC.
Nuk është e qartë nëse i dyshuari është ndaluar apo është vrarë, teksa është zbuluar se ai është me shtetas izraelit.
Tensionet janë rritur që nga shpërthimi i luftës në Gaza, pasi Izraeli ka kryer sulme të rregullta ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar, që kanë lënë qindra të vdekur.
LEXO EDHE: