Izraeli ka paralajmëruar rebelët Houthi të Jemenit se ata do të përballen me të njëjtin "fat të mjerueshëm" si Hamasi dhe Hezbollahu nëse vazhdojnë me sulmet me raketa.
Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon, ka thënë se grupi i mbështetur nga Irani do të jetë në shënjestër të ushtrisë izraelite pas sulmeve të fundit nga Houthi në Izrael, raporton The Guardian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDisa orë pas paralajmërimit nga Danon, ushtria izraelite ka thënë se kishte kapur një raketë të lëshuar nga Jemeni, teksa u dëgjuan alarmet e sulmit ajror.
Houthët shënjestruan aeroportin “Ben Gurion” pranë Tel Avivit dhe një stacion energjie në jug të Jerusalemit duke përdorur një raketë balistike hipersonike dhe një raketë balistike Zulfiqar, ka thënë zëdhënësi ushtarak i grupit, Yahya Saree.
Danon u ka thënë Kombeve të Bashkuara se rebelëve Houth se duket sikur nuk i kanë kushtuar vëmendje asaj që ka ndodhur në Lindjen e Mesme gjatë vitit të kaluar.
“Më lejoni t'ju kujtoj se çfarë ka ndodhur me Hamasin, me Hezbollahun, me Assadin, me të gjithë ata që janë përpjekur të na shkatërrojnë. Le të jetë ky paralajmërimi i fundit. Ky nuk është një kërcënim.
Është një premtim. Do të ndani të njëjtin fat të mjerueshëm”, ka thënë Danon.