Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli nis sulme ajrore ndaj Houthive në Jemen

Izrael - sulmi ne aeroportin ne Tel Aviv

Foto: Associated Press

Ushtria e Izraelit ka njoftuar të hënën se ka kryer sulme ajrore kundër rebelëve Houthi në qytetin Hodeida në Jemen, një ditë pasi grupi militant, i mbështetur nga Irani, kishte goditur me raketë balistike në afërsi të aeroportit kryesor të Izraelit, raporton agjencia “AP”. 

Zyra e mediave e Houthive ka thënë se SHBA-ja dhe Izraeli kanë nisur të paktën gjashtë sulme të dielën pasdite, duke goditur portin kyç të Hodeidas. Në sulmet tjera është goditur një fabrikë e çimentos në qarkun Bajil. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dielën, një raketë e lansuar nga Houthit në Jemen ndaloi shkurtazi fluturimet në aeroportin kryesor të Izraelit, në Tel Aviv. Katër persona u lënduan lehtësisht.

Ndërsa trafiku ajror u rikthye pas një ore, sulmi mund të çoi në anulime të fluturimeve nga shumë kompani ajrore, të cilat së fundi kanë rikthyer fluturimet për në Izrael.