Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq njoftoi se Izraeli dorëzoi të hënën trupat e 45 palestinezëve, një ditë pasi militantët palestinezë kthyen mbetjet mortore të tre pengjeve izraelite. Autoritetet izraelite thanë se tre viktima ishin ushtarë të vrarë gjatë sulmit të udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023, që shkaktoi luftën aktuale në Rripin e Gazës.
Ky shkëmbim shënon një tjetër hap drejt zbatimit të armëpushimit të brishtë, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, i cili synon t’i japë fund luftës më të përgjakshme dhe më shkatërrimtare mes Izraelit dhe Hamasit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQë nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor, militantët palestinezë kanë dorëzuar trupat e 20 pengjeve izraelite, ndërsa tetë të tjerë mbetën ende në Gazë. Për çdo peng izraelit të kthyer, Izraeli ka liruar trupat e 15 palestinezëve. Me dorëzimin e së hënës, numri i përgjithshëm i trupave palestinezë të kthyer ka arritur në 270.
Kryqi i Kuq tha se kishte ndërmjetësuar transferimin e 45 trupave palestinezë në Gaza të hënën në mëngjes. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Zaher al-Wahidi, deklaroi për Associated Press se spitali Nasser pranoi trupat rreth mesditës.
Sipas ministrisë, deri më tani janë identifikuar vetëm 78 prej trupave të kthyer. Procesi i identifikimit është i vështirë për shkak të mungesës së pajisjeve për testim të ADN-së në Gaza. Ministria ka publikuar fotografi të mbetjeve në internet, me shpresën se familjet do të mund t’i njohin të afërmit e tyre.
Zyra e Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se trupat e tre pengjeve të kthyer të dielën mbrëma ishin të kapitenit Omer Neutra, një shtetas amerikano-izraelit, të rreshterit Oz Daniel dhe të kolonelit Assaf Hamami. Sipas një deklarate të Hamasit, mbetjet e tyre u gjetën të dielën në një tunel në jug të Gazës.
Neutra ishte 21 vjeç kur militantët e Hamasit rrëmbyen ekuipazhin e tankut të tij gjatë sulmit të tetorit 2023. Ushtria izraelite kishte njoftuar në dhjetor 2024 se ai ishte vrarë në atë sulm.
Daniel, 19 vjeç, ishte gjithashtu pjesë e ekuipazhit të tankut dhe u mor peng në Gaza. Një tjetër anëtar i ekuipazhit, Nimrod Cohen, u lirua më herët i gjallë, ndërsa trupi i një tjetër ushtari është kthyer gjithashtu më parë.