Italia ka frikë se moda, produktet farmaceutike dhe industria e ushqimit do të goditen më së rëndi nga tarifat e Trumpit.
Kreu i grupit të industrisë kombëtare “Confindustria”, Emmanuele Orsini, ka thënë për të përditshmen italiane “La Stampa” të mërkurën se efektet e tarifave amerikane do të jenë masive për kompanitë italiane, raporton The Guardian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi i ka bërë thirrje Evropës që të negociojë me Trumpit, për të evituar eskalimin e mëtejmë të marrëdhënieve tregtare dhe ka paralajmëruar se Kina do të jetë përfituese nga tarifat.
“Duhet të vlerësojmë me vëmendje të madhe tarifat që do të shpallen nga Trumpi. Ka rrezik për Italinë. Qendra jonë e hulumtimeve është duke e përcaktuar ndikimin, i cili do të jetë masiv”, ka deklaruar Orsini.
Sipas tij, bizneset më sasi të madhe të eksportit, si sektori farmaceutikal, dhe industritë e modës dhe ushqimit, do të preken më së shumti.
Në përgjigje të tarifave, ai ka bërë thirrje për zvogëlim të shkallëve së interesit nga Banka Qendrore Evropiane dhe marrëveshje të reja tregtare me shtetet si Meksika, India, Japonia dhe Tajlanda.