Botë

Ish-modelja akuzon Trumpin për sulm seksual

Stacey Williams & Donald Trump

Stacey Williams & Donald Trump

Stacey Williams, ish-modele, ka akuzuar Donald Trumpin për sulm seksual, duke pretenduar se incidenti ka ndodhur në vitin 1993 në rezidencën e kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Siç theksoi Williams, Trumpi dhe ajo u prezantuan nga Jeffrey Epstein, dhunues seksual amerikan, në një festë në vitin 1992.

Sipas pretendimeve, ajo dhe Epsteini kishin marrëdhënie gjatë asaj periudhe dhe shtoi se “Epstein dhe Trump ishin miq të mirë”.

Abuzimi i supozuar ndodhi disa muaj më vonë, në fund të dimrit ose në fillim të pranverës të vitit 1993, kur Epstein i propozoi ish-modeles ta vizitonin rezidencën e Trumpit.

Menjëherë pasi mbërritën, ajo pretendon se Trumpi e përshëndeti, e tërhoqi drejt tij dhe filloi ta prekte.

“M’i vendosi duart në të gjithë gjoksin, rreth belit dhe në pjesën e poshtme. U ngriva. Isha e hutuar për atë që po ndodhte. Në të njëjtën kohë, Epsteini dhe Trumpi po qeshnin me njëri-tjetrin”, ka rrëfyer Williams.

Fushata e Trumpit mohoi akuzat, duke thënë se Williams ishte ish-aktiviste e demokratit Barack Obama.

“Është e qartë se kjo histori e rreme është ndërtuar nga fushata e Harrisit”, thuhet në reagim.