Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-ministri jugkorean tenton t’i japë fund jetës pas arrestimit për ligjin ushtarak

Ish-ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Kim Yong-hyun

Foto: Getty

Ish-ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Kim Yong-hyun, ka tentuar t’i japë fund jetës së tij derisa ka qenë në paraburgim, ka thënë shërbimi korrektues të mërkurën, ndërsa vendi ka hyrë në krizë politike pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti.

Ish-ministri ishte arrestuar në Seul të dielën, duke u bërë figura e parë politike që u arrestua lidhur me rastin. Ai pretendohet se rekomandoi vendosjen e ligjit ushtarak dhe dha dorëheqje si ministër të enjten, raportoi CNN. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga shërbimi korrektues kanë thënë se Kim tentoi ta vriste veten në një banjo dhe kur një zyrtar ishte futur brenda, ai kishte hequr dorë.

Kim është vendosur në një dhomë izolimi.

Ndërkohë, policia jugkoreane ka bastisur zyrën presidenciale të mërkurën si pjesë të hetimit ndaj presidentit Yoon Suk Yeol. Yoon është ndaluar të largohet nga vendi ndërsa prokurorët ka mundësi që të ngrehin akuzë për kryengritje.