Botë

Ish-kirurgu pedofil dënohet me 20 vjet burgim për përdhunimin e 299 fëmijëve në Francë

Ish-kirurgu pedofil dënohet me 20 vjet burgim për përdhunimin e 299 fëmijëve në Francë

Foto: Associated Press

Një pedofil 74 vjeç, ish-kirurg, i cili përdhunoi qindra viktima gjatë një periudhe prej dy dekadash është dënuar me dënim maksimal prej 20 vjetësh burgim të premten nga një gjykatë franceze.

Joel Le Scouarnec u shpall fajtor për përdhunimin dhe sulmin seksual të 299 fëmijëve.

Le Scouarnec veçse është duke kryer një dënim prej 15 vjetësh burgim pasi më 2020 u shpall fajtor për përdhunimin e katër fëmijëve, raportoi AP. 

Gjyqi tjetër nisi në shkurt dhe pati dëshmi të abuzimeve mes viteve 1989 dhe 2014. Shumica e viktimave ishin pa vetëdije ose nën efektin e ilaçeve derisa ishin të hospitalizuar. Mes viktimave ishin 158 djem e 141 vajza.