Ish-bashkëshorti i Gisele Pelicot nuk do të apelojë dënimin e tij me 20 vjet burgim për drogimin dhe përdhunimin e saj, dhe lejimin e dhjetëra burrave të tjerë që ta përdhunojnë atë ndërsa ajo ishte pa ndjenja, ka bërë të ditur avokatja e tij të hënën.
Dominique Pelicot dëshiron të kursejë ish-gruan e tij nga një proces tjetër gjyqësor, ka thënë avokatja Beatrice Zavarro, në një intervistë me transmetuesin France Info, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka thënë se 17 nga 50 burrat e tjerë të shpallur gjithashtu fajtorë këtë muaj, pas një gjyqi më shumë se tre mujor që e ktheu 72-vjeçaren Gisele Pelicot në një ikonë kundër dhunës seksuale, kanë vendosur të apelojnë dënimet e tyre.
Gjykata në qytetin jugor francez të Avignon ka dhënë javën e kaluar dënime që varionin nga tre deri në 15 vjet burgim për 50 burrat të cilët u shpallën fajtorë për përdhunim, tentativë përdhunimi dhe sulme seksuale ndaj Gisele Pelicot, gjatë gati një dekade abuzimi tronditës të orkestruar nga bashkëshorti i saj atë kohë.
Gjykata e shpalli fajtor Dominique Pelicot për përdhunim dhe të gjitha akuzat e tjera kundër tij dhe e dënoi me 20 vjet burgim, që ishte maksimumi i mundshëm.
Duke qenë në moshën 72-vjeçare, ai do ta kalojë pjesën tjetër të jetës së tij pas hekurave. Ai nuk do të ketë të drejtë të kërkojë lirim të parakohshëm derisa të ketë vuajtur të paktën dy të tretat e dënimit.
LEXO EDHE: