Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish – avokati i Trumpit dëshmon në gjyqin për paratë e heshtura

Donald Trump - ish-president i SHBA-se

Foto: Associated Press

Ish-avokati i Donald Trump, Michael Cohen po dëshmon në një gjykatë të Nju Jorkut në gjyqin historik ndaj ish-presidentit. 

Cohen pretendon se Trump i tha atij të përgatitej për “shumë gra” që mund t’i dilnin përpara kur ai të hynte në garën presidenciale. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Cohen e kishte paguar yllin e filmave për të rritur, Stormy Daniels 130 mijë dollarë që ajo të mos fliste para zgjedhjeve të 2016-ës rreth pretendimeve se ajo dhe Trumpi kishin pasur marrëdhënie seksuale në vitin 2006. 

Trump akuzohet se është përpjekur të mbulojë pagesat që ka bërë për të, duke i regjistruar ato me mashtrim në të dhënat e tij të biznesit. 

Cohen dikur ishte aleati i ngushtë i Trumpit, por tani ata janë armiq të përbetuar dhe të dy janë kritikuar për komentet e bëra për njëri-tjetrin në mediat sociale. 

Trump është deklaruar i pafajshëm për 34 akuza për mashtrim dhe gjithashtu mohon të ketë pasur marrëdhënie seksuale  me aktoren Daniels.