Kryetari i parlamentit të Iranit të martën hodhi poshtë çdo pretendim se Teherani po kërkon një armëpushim në luftë.
“Ne definitivisht nuk po kërkojmë një armëpushim, ne besojmë se agresorit duhet t’i jepet një goditje e fortë që të marrë mësim, në mënyrë që të mos mendojë më kurrë të sulmojë Iranin”, shkroi Mohammad Bagher Qalibaf në X.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka shkruar se Izraeli, ekzistencën e tij e sheh në vazhdimin e ciklit "luftë-negociata-armëpushim, porse sipas tij, ky cikël do të thyhet.
“Regjimi sionist e sheh ekzistencën e tij të turpshme në vazhdimin e ciklit ‘luftë-negociata-armëpushim dhe pastaj përsëri luftë’ për të konsoliduar dominimin e tij. Ne do ta thyejmë këtë cikël".
Në anën tjetër kryeministri Benjamin Netanyahu u zotua të martën se Izraeli do të vazhdojë të godasë Iranin.
“Qëllimi ynë është ta bëjmë popullin iranian që të heqë qafe tiraninë, në fund kjo varet nga ata,” tha Netanyahu gjatë një takimi me drejtuesit e spitaleve dhe të sistemit shëndetësor të Izraelit.
“Por nuk ka dyshim se me veprimet e ndërmarra deri tani, ne po ua thyejmë kockat,” tha ai.