Irani ka të drejtë të hakmerret ndaj Izraelit, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme, duke e akuzuar Washingtonin se e ka ndihmuar në sulmin e së premtes.
Irani “nuk do të hezitojë ta mbrojë vendin”, thuhet në deklaratë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistria ka deklaruar se sulmet e Izraelit nuk do të mund të bëheshin pa ndihmën e SHBA-së, e cila shtoi se është përgjegjëse për pasojat nga veprimet e Izraelit.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se ka qenë në dijeni paraprakisht për sulmin, por ka mohuar se SHBA-ja ka pasur rol në të.
Ushtria izraelite ka thënë se Irani ka nisur rreth 100 dronë drejt territorit të saj, por se po punon që t’i ndalojë.