Ministria e Aviacionit Civil e Egjiptit ka thënë se ka urdhëruar linjat ajrore egjiptiane që të shmangin hapësirën ajrore të Iranit për tri orë të enjten pas një njoftimi nga Teherani për ta bërë këtë për shkak të stërvitjeve ushtarake.
Paralajmërimi vjen mes tensioneve në ngritje në rajon pas vrasjes së liderit të Hamasit në Teheran, raportoi AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistria ka thënë se paralajmërimi erdhi si njoftim nga Irani për të gjitha linjat ajrore. Sipas saj, ndalimi për hapësirën ajrore do të zgjasë për tri orë, nga 4:30 deri në 7:30 të mëngjesit.
Izraeli është përgatitur për një sulm nga Irani dhe grupet e mbështetura nga ai që pas vrasjës së liderit Ismail Haniyeh dhe një komandanti të lartë të Hezbollahut në Bejrut.