Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani nis sulme mbi bazat amerikane, çmimi i naftës bie pas “planit” të Trumpit

Irani nis sulme mbi bazat amerikane, çmimi i naftës bie pas “planit” të Trumpit

Foto: Associated Press

SHBA-ja i ka dërguar Iranit një plan 15-pikësh për t’i dhënë fund luftës, siç ka shkruar “Reuters”. “New York Times” ka shkruar se plani është dërguar nëpërmjet Pakistanit. Është e paqartë nëse Izraeli është i përfshirë në propozim, apo Irani do ta pranojë si bazë për negociata. (Plani)

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pretenduar se po bëhen negociata për t’i dhënë fund luftës e se Teherani është pajtuar që të mos ketë kurrë armë bërthamore. Ai u ka thënë gazetarëve se “e kemi fituar luftën”. Madje ka thënë se Teherani i ka dhënë një dhuratë që lidhet me naftën dhe gazin, duke përfshirë Ngushticën e Hormuzit, pa ofruar detaje të tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deklarata u dha vetëm një ditë pasi Irani mohoi kontaktet me SHBA-në dhe i quajti lajme të rreme pretendimet e Trumpit e “përpjekje për të manipuluar” tregjet.

Është raportuar po ashtu se Trumpi ka miratuar dislokimin e më shumë se 1000 ushtarëve.

Garda Revolucionare e Iranit në anën tjetër ka nisur sulme të reja mbi Izraelin dhe bazat amerikane në Kuvejt, Jordan e Bahrejn.

Pas publikimit për planin, në bursa ndërkombëtare ka nisur rënia e çmimit të naftës. Pas publikimit për planin, në bursa ndërkombëtare ka nisur rënia e çmimit të naftës. Çmimi ka rënë për gati 6 për qind në nën 100 dollarë amerikanë për fuçi.

Irani e ka marrë planin 15-pikësh të SHBA-së, thotë Pakistani

31 min. më parë / 25 mar 2026 11:07
Donald Trump

Photo: Associated Press

Agjencia e lajmeve Associated Press raporton se Irani ka marrë planin prej 15 pikash nga SHBA-ja për arritjen e një armëpushimi në luftën SHBA-Izrael me Iranin, duke cituar dy zyrtarë pakistanezë.

Zyrtarët pakistanezë raportohet se kanë thënë se propozimi mbulon gjerësisht sa vijon:

Lehtësimin e sanksioneve

Bashkëpunimin bërthamor civil

Një tërheqje të programit bërthamor të Iranit

Monitorimin nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike

Kufizimet e raketave dhe qasjen për transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit

Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, ka thënë më parë se vendi ishte "gati" të priste bisedime për një zgjidhje të konfliktit.

Kanali 12 i Izraelit ka raportuar gjithashtu për planin. 

Nuk ka pasur konfirmim të detajeve nga Shtëpia e Bardhë. Ndërkaq, ushtria iraniane ka mohuar se po negocion me SHBA-në.

Irani i thotë Trumpit se po negocion me vetveten

2 o. më parë / 25 mar 2026 08:42
Donald Trump

Photo: Associated Press

 

Zëdhënësi i komandës kryesore ushtarake të Iranit, duke iu referuar SHBA-së ka thënë se “superfuqia globale e vetëshpallur po e quan humbjen e saj, marrëveshje”.

Duke mos e përmendur me emër presidentin amerikan Donald Trump, ka pyetur nëse “ka arritur niveli i konfliktit të brendshëm deri në atë pikë sa po negocioni me vetveten”.

“Ju nuk do t’i shihni më as investimet tuaja në rajon dhe as çmimet e mëparshme të energjisë dhe naftës, derisa të kuptoni se stabiliteti në rajon  garantohet nga dora e fuqishme forcave tona të armatosura. Stabiliteti vjen përmes forcës”, tha Ebrahim Zolfaghari. “Dikush si ne nuk do të pajtohet kurrë me dikë si ju. As tani, as ndonjëherë”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dorëzuar Iranit një plan 15-pikësh për t’i dhënë fund luftës, raportoi The New York Times.

Sipas mediave ndërkombëtare, plani i është dorëzuar nëpërmjet Pakistanit, i cili më parë ka ofruar që të organizonte bisedime paqeje midis shteteve që janë në luftë.

 

Irani vazhdon sulmet ndaj vendeve të Gjirit

3 o. më parë / 25 mar 2026 07:55
Shtetet e Gjirit

Photo: Associated Press

Edhe pse presidenti amerikan, Donald Trump, pretendon se negociatat produktive për t'i dhënë fund luftës ishin duke vazhduar me Teheranin zyrtar, bombardimet e pamëshirshme të Iranit ndaj shteteve të Gjirit vazhduan.

Kuvajti dhe Bahreini janë goditur të dyja me sulme të cilat kanë shkaktuar dëme, të martën në mbrëmje dhe deri në mëngjesin e së mërkurës, raporton The Guardian.

Një zjarr ka shpërthyer në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit pasi një dron goditi një rezervuar karburanti, duke e ndaluar përsëri udhëtimin ajror.

Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendngjarje, por raportet fillestare thonë se dëmi ishte "i kufizuar".

Sirena ajrore u dëgjuan mbi Bahrein të mërkurën, ndërsa më shumë raketa dhe dronë iranianë po drejtoheshin drejt tyre. Të martën, një shtetas maroken, i cili ishte punëtor me kontratë për Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), u vra në një sulm me dron në Bahrein dhe pesë anëtarë të ministrisë së Mbrojtjes së EBA-s u plagosën gjithashtu në sulm.

Arabia Saudite ka njoftuar se kishte kapur gjithashtu të paktën katër dronë gjatë natës.

Shtetet e Gjirit ishin përpjekur shumë shumë për të parandaluar Trumpin që të shpallte luftë në Iran dhe ka një zhgënjim në rritje, si ndaj SHBA-së ashtu edhe ndaj Iranit, ndërsa zgjidhja e konfliktit po zvarritet.