Botë

Irani nis stërvitjet e para ushtarake që prej luftës 12-ditore me Izraelin

iran

Foto: Getty

Irani ka nisur stërvitjet e para ushtarake që prej përfundimit të luftës 12-ditore me Izraelin, raportoi AP, me luftanijet që kanë lëshuar raketa me cak në det.

Derisa këto lloj stërvitjesh janë rutinore në Iran, stërvitjet të enjten vijnë ndërsa autoritetet iraniane po përpiqen të paraqesin fuqi pas luftës ku Izraeli shkatërroi sisteme të mbrojtjes ajrore dhe objekte bërthamore.

Flota ushtarake detare e Iranit ka rreth 18,000 zyrtarë dhe ajo nuk u përfshi në sulme masive gjatë luftës në qershor.

Që prej kur luftimet u ndalën, Irani ka insistuar se është i gatshëm të përballojë çfarëdo sulmi të Izraelit në të ardhmen.