Sirenat e sulmeve ajrore janë aktivizuar në pjesë të mëdha të Izraelit rreth orës 5:00 pasdite sipas orës lokale.
"Irani po sulmon përsëri", kanë thënë Forcat Mbrojtëse të Izraelit në një deklaratë të shkurtër në X.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUshtria izraelite ka thënë në një deklaratë të veçantë se Irani kishte lëshuar disa raketa drejt Izraelit gjatë orës së kaluar.
"Shumica e tyre u penguan”, ka deklaruar ushtria.
Brenda një ore, Komanda e Brendshme Izraelite u ka dhënë qytetarëve leje të largoheshin nga strehimoret e tyre kundër bombave.