Irani është i gatshëm të kufizoj programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, siç bëri në vitin 2015 gjatë një marrëveshjeje historike me fuqitë botërore, ka thënë të hënën zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Iranit.
“Kjo nuk është diçka e re. Ne kemi thënë se për të ndërtuar besim në lidhje me natyrën paqësore të programit tonë bërthamor, ne jemi gati të ndërmarrim një sërë veprimesh me kusht që sanksionet e padrejta të hiqen", ka thënë Esmail Baghaei.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomentet vijnë pas vizites së javës së kaluar të një zyrtari të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Iran.
Marrëdhëniet midis Iranit dhe dhe IAEA-s u përkeqësuan pas sulmeve ajrore 12-ditore të zhvilluara nga Izraeli dhe SHBA-ja në qershor, e cila goditi objektet kryesore bërthamore iraniane.
Bordi i IAEA-së ka thënë më 12 qershor se Irani kishte shkelur detyrimet e tij për kufizim të programit bërthamor , një ditë para sulmeve ajrore të Izraelit mbi Iranin.
E Bagahei ka thënë se bisedimet me mbikëqyrësin bërthamor do të vazhdojnë brenda ditësh.