Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani e mbyll institutin e fundit të gjuhës gjermane

Irani e mbyll institutin e fundit të gjuhës gjermane

Foto: Associated Press

Autoritetet e Iranit e kanë mbyllur institutin e fundit të gjuhës të certifikuar nga Ambasada gjermane, si hakmarrje ndaj mbylljes së qendrave islamike në Gjermani.

Një raport nga “Nourneës.ir” ka publikuar një fotografi të forcave policore teksa e mbyllin qendrën. Instituti i Gjuhës Gjermane ishte ngritur në vitin 1995, sipas ambasadës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Autoritetet e drejtësisë e kanë urdhëruar mbylljen e zyrave të institutit në Teheran me arsyetimin se janë “qendra ilegale të lidhura me qeverinë gjermane” që “kanë shkelur ligjin e Iranit, kanë kryer veprime ilegale dhe kanë bërë shkelje financiare”, raportoi AP.

Mbyllja vjen pasi autoritetet gjermane kishin mbyllur Qendrën Islamike në Hamburg dhe pesë degë të saj në korrik, duke i akuzuar se promovonin ideologjinë e lidershipit të Iranit dhe mbështesnin grupin militant të Hezbollahut.