Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, është zotuar se do t’i “shtypë” rebelët, duke iu referuar atyre si terroristë ndërsa qeveria e tij i përgjigjet ofensivës më të madhe të parë në vend në disa vjet.
Në një bisedë me homologun iranian, Masoud Pezeshkian, Assadi fajësoi SHBA-në dhe shtetet perëndimore për ofensivën pasi tha se ato po përpiqeshin të “rikrijojnë hartën” e rajonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPezeshkian ka theksuar se Irani “qëndro fuqishëm me qeverinë siriane”. Edhe Rusia është deklaruar duke thënë se situata në Alepo është “sulm kundër sovranitetit të Sirisë”.
Një zyrtar i lartë iranian i ka thënë Reutersit se Irani po synon të dërgojë raketa dhe dronë në Siri. Ai ka thënë se mbështetje me inteligjencë dhe imazhe satelitore po i ofrohen qeverisë siriane nga Irani.