Ministria e Jashtme e Iranit ka thënë se rruga e vendosur nga lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah do të vazhdojë pavarësisht nga vrasja e tij në një sulm ajror izraelit.
“Rrugëtimi i lavdishëm i liderit të rezistencës, Hassan Nasrallah, do të vazhdojë dhe qëllimi i tij i shenjtë do të arrihet në çlirimin e Jerusalemit, me dëshirën e Zotit”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Khanani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas vrasjes së Nasrallahit, që u konfirmua sot nga Hezbollahu, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei u transferua në një vend të sigurt brenda Iranit me masa të shtuara sigurie.
Burimet thanë se Irani është në kontakt të vazhdueshëm me Hezbollahun e Libanit dhe grupet e tjera rajonale që ai mbështet për të vendosur mbi hapat e mëtejshëm pasi sulmet ajrore izraelite në Bejrut vranë kreun e Hezbollahut të premten.