Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani dëshiron të evitojë një luftë, thotë presidenti i tij

Masoud Pezeshkian

Foto: Associated Press

Presidenti Iranian, Masoud Pezeshkian, i ka thënë Princit të Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, në një telefonatë, se Teherani zyrtar gjithmonë mirëpret çdo proces, brenda kuadrit të së drejtës ndërkombëtare, që parandalon luftën, raportuan mediat iraniane të martën.

Deklarata e tij vjen teksa aeroplanmbajtësja amerikane “Abraham Lincoln” ka arritur në Lindjen e Mesme, me urdhër të presidentit amerikan, Donald Trump. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trumpi ka thënë të enjten se Shtetet e Bashkuara kanë një "armadë" duke shkuar drejt Iranit, por ka shtuar se shpresonte se nuk do të duhej ta përdorte atë.

Anija po dërgohet atje ndërsa tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara u përshkallëzuan pas shtypjes së protestave në të gjithë Iranin.

Trumpi ka kërcënuar vazhdimisht të ndërhynte nëse Irani do të vazhdonte të vriste protestues, por demonstratat në të gjithë vendin janë zbutur që atëherë.