Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Intensifikohen protestat në Indi pas përdhunimit dhe vrasjes së mjekes

protesta ne Indi

Foto: Getty

Protestat janë intensifikuar në Indi pasi një turmë demonstruesish vandalizoi një spital ku një mjeke praktikante u përdhunua dhe u vra në shtetin e Bengalit Perëndimor.

Spitali u sulmua të mërkurën gjatë marshimit masiv të mbajtur në qytetin e Kalkutës për të protestuar kundër krimit brutal.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Protestat më të vogla u mbajtën gjithashtu në shumë qytete të tjera indiane si Delhi, Hyderabad, Mumbai dhe Pune, raportoi BBC. 

Shoqata Mjekësore Indiane (IMA) - grupimi më i madh i mjekëve në vend - ka njoftuar një grevë mbarëkombëtare të shërbimeve jo-urgjente të shtunën.

Shoqatat e mjekëve në qytete të tjera dhe parti politike në Bengalin Perëndimor kanë planifikuar gjithashtu marshime të premten dhe gjatë fundjavës për të protestuar kundër sulmit, raporton  BBC.

Dhjetëra mijëra gra në të gjithë shtetin morën pjesë në marshimin “Reclaim the Night”  për të kërkuar “pavarësi për të jetuar në liri dhe pa frikë”.

Megjithëse protestat ishin kryesisht paqësore, shpërthyen përleshjet midis policisë dhe një grupi të vogël burrash të paidentifikuar që hynë në spitalin RG Kar - vendi i krimit - dhe plaçkitën repartin e tij të urgjencës.