Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Inflacioni në Britani bie në nivelin më të ulët në tre vjet

inflacioni

Inflacioni në Britaninë e Madhe ra në 1.7 për qind gjatë këtij viti deri në shtator, norma më e ulët në tre vjet e gjysmë.

Çmimet e ulëta të fluturimeve dhe derivateve ishin nxitësit kryesorë të ngadalësimit të befasishëm të inflacionit, treguan të dhënat zyrtare, shkruan Politico.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo do të thotë se inflacioni tani është nën objektivin prej dy për qind të Bankës së Anglisë, duke hapur rrugën për ulje të mëtejshme të normave muajin e ardhshëm.

Byroja Shtetërore e Statistikave njoftoi se çmimet e karburanteve dhe lubrifikantëve për motorët ishin dukshëm më të ulëta.

Megjithatë, rritja e çmimeve në këtë periudhë ka prekur ushqimet dhe pijet alkoolike. Por gjendja pritet të stabilizohet.