Identifikimi i gjashtë të vdekurve nga zjarri në një autobus në Zvicër gjatë mbrëmjes të së martës mund të zgjasë me ditë, ka bërë të ditur një zëdhënës i policisë kantonale të Fribourgut për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA herët të mërkurën në mëngjes
Nga zjarri mbetën edhe pesë të lënduar – njëri prej tyre i cili kishte shkuar për t’i ndihmuar viktimat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia nuk dyshon në akt terrorist. Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se një burrë ia ka vënë flakën vetes brenda në autobus.
Në orën 14:00 do të mbahet një konferencë për shtyp për të dhënë një përditësim mbi situatën.
Gjatë mëngjesit të sotëm, rruga ku ndodhi incidenti u pastrua dhe u hap për kalim.
VIDEO:
JUST IN: Man sets himself on fire on a bus in Kerzers, Switzerland, killing and injuring multiple people. - Blick/FOCUS pic.twitter.com/mC6Uihzo8A