Botë

I shpërtheu në duar mjeti me të cilin donte ta hidhte në ajër bankomatin, vdes 38-vjeçarja në Selanik

selanik

Një 38-vjeçare ka mbetur e vdekur nga një mjet shpërthyes që kishte me vete e me të cilin planifikoi ta shpërthente një bankomat në Selanik të Greqisë. 

Por, para se të arrinte cakun mjeti i ka shpërthyer në duar, ka thënë policia greke. 

“Siç po shihet ajo kishte me vete një pajisje shpërthyese dhe planifikonte ta përdorte në një bankomat. Diçka shkoi gabim dhe shpërtheu në duart të saj”, ka thënë Policia, raportoi Reuters.