Konflikti në Sudan po shoqërohet me akuza të rënda ndaj të dyja palëve ndërluftuese. Përveç RSF-së, edhe ushtria sudaneze dhe milicitë aleate dyshohen për sulme ndaj civilëve dhe bombardime pa dallim në zona të banuara. Raportimet nga terreni tregojnë një krizë humanitare që po thellohet çdo ditë
Abdulqadir Abdullah Aliu pësoi lëndime serioze të nervit në këmbë gjatë rrethimit të gjatë të qytetit sudanez el-Fasher, sepse nuk mund të siguronte ilaçe për diabetin e tij.
62-vjeçari ecën me shumë vështirësi, por ishte aq i frikësuar kur luftëtarët e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), më në fund pushtuan qytetin në rajonin perëndimor të Darfurit, saqë nuk ndjeu dhimbje teksa largohej duke vrapuar.
“Mëngjesin kur erdhën RSF-ja kishte plumba dhe shpërthime”, tha ai. “Njerëzit ishin jashtë kontrollit nga frika, dilnin duke vrapuar nga shtëpitë e tyre dhe të gjithë vraponin në drejtime të ndryshme”.
Rënia e el-Fasherit pas një rrethimi 18-mujor është një periudhë brutale e luftës civile të Sudanit.
BBC-ja ka udhëtuar në një kamp çadrash qindra-milje larg, në shkretëtirat e veriut të Sudanit, në territor të kontrolluar nga ushtria, për të dëgjuar nga afër historitë e atyre që u arratisën. Ekipi u monitorua nga autoritetet gjatë gjithë vizitës.
RSF-ja po lufton me ushtrinë e rregullt që nga prilli i vitit 2023, kur një përplasje për pushtet shpërtheu në luftë.
Marrja e el-Fasherit ishte një fitore e madhe për grupin paramilitar, duke dëbuar ushtrinë nga pozicioni i saj i fundit në Darfur.
Por, dëshmitë për krime masive kanë nxitur reagime dhe dënime ndërkombëtare dhe kanë tërhequr vëmendjen më të madhe të Shteteve të Bashkuara për përpjekjet për të ndaluar konfliktin.
BBC thotë se e gjeti Aliun duke u endur rreth kampit, i vendosur në shkretëtirë rreth 770 km në verilindje të el-Fasherit, pranë qytetit të al-Dabbah.
Ai po përpiqej të regjistronte familjen e tij për një tendë.
“Luftëtarët e RSF-së po qëllonin mbi njerëzit, të moshuarit, civilët. Ata i zbraznin pushkët mbi ta”, ka thënë ai. “Disa nga luftëtarët e RSF-së erdhën me veturat e tyre. Nëse shihnin që dikush ende po merrte frymë, i shkelnin me vetura”.
Ali tha se ikte sa herë mundte, duke u zvarritur mbi tokë ose duke u fshehur kur ata afroheshin shumë. Ai arriti të mbërrijë në fshatin Gurni, disa kilometra larg el-Fasherit.

Rrugët ishin të mbushura me kufoma
Gurni ishte ndalesa e parë për shumë nga ata që ikën nga qyteti, përfshirë Mohammed Abbaker Adam, një funksionar lokal në kampin Zamzam për personat e zhvendosur.
Adam u tërhoq nga El-Fasher kur RSF-ja pushtoi ZamZamin në prill dhe u largua një ditë para se ata të merrnin qytetin në tetor.
Ai rriti mjekrën e bardhë për t’u dukur më i moshuar, duke shpresuar se kjo do të sillte një trajtim më të butë.
“Rrugët ishin të mbushura me kufoma. Ata qëlluan disa njerëz direkt përpara nesh, pastaj i morën dhe i hodhën larg. Dhe në rrugë pamë trupa të vdekur. Disa qëndronin aty dy ose tri ditë”, ka thënë ai, duke shtuar se njerëzit janë shpërndarë aq shumë saqë nuk dinë më ku janë.
Disa nga ata që nuk morën rrugën e gjatë për në al-Dabbah arritën në një qendër humanitare në Tawila, rreth 70 km nga el-Fasheri.
Të tjerët kaluan kufirin drejt Çadit. Por OKB-ja thotë se më pak se gjysma e 260.000 njerëzve që besohet të kenë qenë në qytet para se ai të binte, janë evidentuar.
Agjencitë humanitare besojnë se shumë njerëz nuk kanë arritur shumë larg, të paaftë të ikin për shkak të rrezikut, arrestimit ose kostos për t’u larguar.
Adam tha se luftëtarët gjithashtu dhunuan gra, duke konfirmuar raportime të gjera për dhunë seksuale.
“Ata merrnin një grua pas një peme, ose e largonin nga ne, larg syve tanë, që të mos e shihnim. Por e dëgjonim duke bërtitur ‘Më ndihmoni’. Pastaj ajo vinte dhe na thoshte ‘më dhunuan”, tha ai.
Në kamp ka kryesisht gra, dhe shumë prej tyre nuk duan të identifikohen për shkak të turpit për atë që u ka ndodhur.
Gjyshja vdiq rrugës
Një vajzë 19-vjeçare na rrëfeu se luftëtarët e RSF-së në një pikë kontrolli morën një vajzë nga grupi me të cilin po udhëtonte dhe ata u detyruan ta linin pas.
“U frikësova. Kur e nxorën nga vetura në pikën kontrolluese, kishin frikë se në çdo pikë kontrolli do të merrnin një vajzë. Por morën vetëm atë”, ka thënë ajo.
Ajo kishte udhëtuar me motrën dhe vëllain e saj më të vogël. Babai i saj, një ushtar, ishte vrarë në betejë. Nëna e saj nuk ishte në el-Fasher kur qyteti ra.
Kështu që tre vëllezërit e motrat ikën nga qyteti në këmbë së bashku me gjyshen e tyre, por ajo vdiq para se të arrinin në Gurni, duke i lënë ata të vazhdonin vetëm.
“Nuk kishim marrë mjaft ujë, sepse nuk e dinim që distanca ishte kaq e gjatë. Ecëm dhe ecëm dhe gjyshja ime humbi ndjenjat. Mendova se ishte për shkak të mungesës së ushqimit dhe ujit. Kontrollova pulsin e saj, por nuk u zgjua, kështu që gjeta një mjek në një fshat të afërt. Ai erdhi dhe tha: ‘gjyshja jote ka dhënë shpirtin’. Po përpiqesha të qëndroja e fortë për shkak të motrës dhe vëllait tim, por nuk e dija se si t’ia thosha nënës sime”.
“Nuk kishim marrë mjaft ujë, sepse nuk e dinim që distanca ishte kaq e gjatë”, tha vajza e re.
“Ecëm dhe ecëm dhe gjyshja ime humbi ndjenjat. Mendova se mund të ishte për shkak të mungesës së ushqimit ose ujit.
“Kontrollova pulsin e saj, por nuk u zgjua, kështu që gjeta një mjek në një fshat të afërt. Ai erdhi dhe tha: ‘Gjyshja jote të ka dhënë shpirtin e saj.’ Po përpiqesha të qëndroja e fortë për shkak të motrës dhe vëllait tim, por nuk e dija se si do t’ia thosha nënës sime”.
Të gjithë ishin veçanërisht të shqetësuar për vëllain e tyre 15-vjeçar, sepse RSF-ja dyshonte se burrat që iknin kishin luftuar me ushtrinë.
Djali përshkroi përvojën e tij në një pikë kontrolli, kur të gjithë të rinjtë u nxorën nga automjetet.
“RSF-ja na intervistoi për orë të tëra nën diell”, shpjegoi ai. “Thanë se ishim ushtarë, disa nga të moshuarit ndoshta ishin. Luftëtarët e RSF-së qëndronin mbi ne dhe rrotulloheshin rreth nesh, na rrihnin dhe na kërcënonin me armët e tyre. Humba shpresën dhe u thashë ‘bëni çfarë të doni me mua”, ka thënë ai.
Në fund e lanë të lirë, pasi motra e tij 13-vjeçare u tha atyre se babai i tyre kishte vdekur dhe ai ishte vëllai i saj i vetëm. Ata u ribashkuan me nënën në kampin al-Dabbah.
Shumë njerëz thonë se RSF-ja ndan të moshuarit dhe gratë nga burrat në moshën kur ata mund të luftojnë.

Më ndanë nga vajzat, gruan ma vranë
Kjo i ndodhi edhe Abdullah Adam Mohamed në Gurni, duke e ndarë nga tri vajzat e tij të vogla – 2, 4 dhe 6 vjeçe. Shitësi i parfumeve kujdesej për to që nga vdekja e gruas së tij në sulmin me granatë katër muaj më parë.
“Ua dhashë vajzat grave që po udhëtonin me ne. Pastaj RSF-ja solli automjete të mëdha dhe ne (burrat) frikësoheshim se do na rekrutonin me forcë. Disa prej nesh u arratisën dhe u fshehën në lagje. Gjithë natën mendoja: “Si do t’i gjej përsëri fëmijët e mi? Kam humbur kaq shumë njerëz dhe kisha frikë se do t’i humbja edhe ato”, ka thënë ai.
Mohamed arriti të largohej, por të tjerët jo. Aliu i pa nga distanca kur RSF-ja nisi të hapte zjarr ndaj një grupi burrash.
“Ata i vranë të gjithë burrat, por nuk vranë gratë. Shumë njerëz vdiqën dhe ne ikëm”, ka thënë ai.
Aliu dhe Adam ikën nga Gurni me gomarë, duke udhëtuar natën drejt fshatit më të afërt, Tur’rah.
Mohamed gjithashtu arriti deri në Tur’rah, ku është bashkuar me vajzat. Nga aty, ata morën veturat për një udhëtim të gjatë në al-Dabbah.
Disa prej atyre që kishin shkuar aty, kanë arritur duar bosh. Ata e kanë lënë qytetin duke mos marrë asgjë me vete dhe gjithashtu ishin të detyruar të paguanin që të kalonin përmes pikave të kontrollit.
“Luftëtarët e RSF-së morën nga ne gjithçka që kishim, para, telefona dhe gjithashtu edhe rrobat tona të reja. Në secilën ndalesë na detyronin që t’i thërrisnim të afërmit që të na transferonin para në numrat tonë të telefonin para se të na linin të vazhdonim në pikën tjetër të ndalesës”, ka thënë ai.
RSF-ja ka mohuar akuzat për abuzim sistematik kundër civilëve.
“Akuzat për vrasje, dhunë seksuale dhe keqtrajtim të civilëve u rritën, por nuk reflektojnë në direktivat tona”, ka thënë Ibrahim Mukhayer, këshilltar i liderit të RSF-së, Gen Mohammed Hamdan Dagalo. Secili anëtar i RSF-së që dëshmohet se është përgjegjës për këto vepra, do të mbajë dënimin e merituar”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se grupi beson se shumë prej akuzave janë nxitur politikisht nga një kampanjë mediatike kundër tyre nga, siç e quajnë ata, me elemente islamike.
RSF-ja publikuar video duke u munduar të ndryshojë narrativen, paraqitur oficerë që përshëndesin njerëzit që largohen nga el-Fasheri, kamionë që sjellin ndihma humanitare dhe qendra spitalore të cilat rihapen.
Mohamed i ka thënë BBC-së se ushtarët e këmbësorisë së RSF-së ishin shumë më brutal kur komandantët e tyre nuk ishin prezent, derisa pamjet i paraqiti si përpjeke e RSF-së për ta rregulluar imazhin e tyre.
“Është strategji e tyre. Ata i mbledh 10 ose 15 njerëz, na japin ujë dhe na filmojnë sikur po sillen shumë mirë me ne. Kur kamerat largohen, ata fillojnë të na rrahin dhe të na trajtojnë tepër keq dhe të na marrin gjithçka që kemi”, ka thënë ai.
Herët gjatë këtij viti, SHBA-ja ka deklaruar se RSF-ja ka kryer gjenocid në Darfur.
Forcat e armatosura sudaneze dhe milicitë aleate të tyre janë akuzuar gjithashtu për mizori, përfshirë shënjestrimin e civilëve të dyshuar se mbështesin RSF-në dhe bombardimin e zonave të banuara pa dallim.
Ky kapitull brutal i luftës në Sudan e ka tërhequr vëmendjen e presidentit amerikan, Donald Trump. Ai ka premtuar se do të përfshihet më shumë personalisht për të arritur një armëpushim.
Për ata të cilët e kanë braktisur el-Fasherin, situata është bërë edhe më e vështirë. Ata janë shkatërruar nga konflikti në vazhdimësi.