Tyler Robinson, i cili dyshohet për vrasjen e aktivistit konservator, Charie Kirk, gjatë një aktiviteti në kampusin e një kolegji në Utah,
Akuzat përfshijnë vrasje të rëndë.
Tyler Robinson është një 22-vjeçar nga Utah, pa dënime të mëparshme ose historik të veprave penale të dhunshme, sipas një raporti të paraqitur në gjykatën shtetërore të Utah.
Ai është marrë në paraburgim pas një kërkimi 33-orësh, i cili sipas policisë përfundoi kur babai i tij dhe një pastor e bindën të dorëzohej.
Por që nga arrestimi i tij, autoritetet thonë se ai nuk ka bashkëpunuar me ta dhe nuk e ka rrëfyer vrasjen.
Robinson duket se ka pranuar sulmin në një bisedë online, ka konfirmuar një zëdhënës i platformës Discord.
Drejtori i FBI-së, Kash Patel, i ka thënë një komisioni të Senatit se do të merren në pyetje më shumë se 20 persona nga kjo bisedë.