Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, i ka hequr Hungarisë të drejtën për të pritur takimin e ardhshëm të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes, ku do të diskutohet për luftën në Ukrainë.
Kjo vjen disa javë pasi Hungaria mori presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian, një rol në të cilin normalisht do të ishte nikoqire e ngjarjes, dhe mes zemërimit për një takim që kryeministri hungarez Viktor Orban zhvilloi me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë në fillim të këtij muaji.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBorrell ka theksuar se veprimet e Hungarisë duhet të kenë pasoja dhe se “ne duhet të dërgojmë një sinjal, edhe nëse është një sinjal simbolik”.
Hungaria e përshkroi masën si “plotësisht fëmijërore”, raporton BBC.
Çdo gjashtë muaj, nën çdo presidencë të re të Këshillit, ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të BE-së mbajnë takime jozyrtare për të diskutuar çështjet më të mëdha globale me të cilat përballet blloku.
Takimi i radhës do të zhvillohet në 28-30 gusht dhe pritej të mbahej në Budapest, por Borrelli ka njoftuar se ato do të mbahen në Bruksel.