Deputetët hungarezë kanë votuar pro ndalimit të paradës së “Krenarisë” dhe lejimit të autoriteteve që të përdorin softuer për njohjen e fytyrës për të identifikuar pjesëmarrësit dhe t’i gjobisin. Organizata “Amnesty International” e ka përshkruar këtë si sulm ndaj komunitetit LGBTQ+.
Ligji – i fundit nga kryeministri Viktor Orban dhe partia e tij për të shënjestruar komunitetin - u dërgua në parlament të martën. Besohet se është i pari i këtij lloji në historinë aktuale të Bashkimit Evropian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, mbajtja e ngjarjeve të LGBTQ+ bëhet vepër penale që shkel ligjin, raportoi Guardian.
Organizatorët e paradës së Krenarisë në Budapest e kanë dënuar vendimin.
“Kjo nuk është mbrojtje e fëmijëve, është fashizëm”, thuhej në reagimin e tyre.
“Qeveria po përpiqet të ndalojë protestat paqësore duke shënjestruar një minoritet. Prandaj, si lëvizje, ne do të luftojmë për lirinë e të gjithë hungarezëve”.