Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka urdhëruar të martën që një dërgesë parash dhe ari nga Ukraina, e sekuestruar javën e kaluar nga autoritetet hungareze, të mbahet nga autoritetet deri në 60 ditë ndërsa autoriteti tatimor i vendit heton rastin. Ari dhe paratë po transportoheshin nëpër rrugë përmes Hungarisë kur u sekuestruan të enjten e kaluar. Autoritetet kanë thënë se dyshonin për pastrim parash.
Dërgesa përfshinte 40 milionë dollarë dhe 35 milionë euro në para të gatshme, si dhe 9 kilogramë ari me vlerë rreth 82 milionë dollarë sipas çmimeve aktuale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSekuestrimi ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje për furnizimet me gaz, ku Hungaria dhe Sllovakia akuzuan Kievin zyrtar se po vononte qëllimisht riparimet në një tubacion nafte pasi ai u godit nga një sulm i dyshuar me dron rus.
Videoja e sekuestrimit e publikuar nga Qendra Kundër Terrorizmit e Hungarisë tregon komando të maskuar që arrestojnë shtatë punonjës të bankës shtetërore ukrainase Oschadbank, të cilët po udhëtonin me dy vetura të blinduara që ishin në rrugë nga Austria për në Ukrainë.
Kievi zyrtar ka thënë se ishte një transferim rutinë i aseteve midis bankave shtetërore.
Punonjësit e bankës janë mbajtur për më shumë se 24 orë dhe më pas janë dëbuar nga Hungaria të premten vonë.
Sekuestrimi ka zemëruar autoritetet ukrainase, të cilat akuzuan qeverinë hungareze, që shihet si miqësore me Rusinë, se ka vepruar në mënyrë të paligjshme.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka quajtur veprimin e Budapestit “banditizëm” për sekuestrimin e transportit bankar dhe ndalimin e përkohshëm të ekuipazhit ukrainas.
Zelensky u ka bërë thirrje liderëve evropianë të mos heshtin për veprimet e Hungarisë.