Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka thënë se shteti i tij do të refuzojë çdo propozim të NATO-s i cili do të çonte në një eskalim të konfliktit ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.
Gjatë samitit të NATO-së në Bruksel të enjten, për të shënuar 75-vjetorin e themelimit të aleancës, Szijjarto ka thënë se “ne duhet të bëjmë gjithçka të mundshme për ta evituar konfliktin direkt ndërmjet NATO-s dhe Rusisë në periudhën e ardhshme”, raporton AP.
Ai ka shtuar se megjithatë beson që ka “qëllime për të kundërtën”.
“Ka plane për të kundërtën, dhe ka po ashtu propozime për të kundërtën. Ka propozime dhe plane të cilat do të mund të kalonin disa prej vijave të cilat deri tani besohet se janë të kuqe”, është shprehur ai.
NATO-ja është duke diskutuar një plan për të ndarë më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën në vitet e ardhshme, derisa trupat ruse të armatosura mirë po shënojnë fitore në fushën e betejës, ka bërë të ditur të mërkurën sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
Ndonëse lëvizja nuk do të nënkuptonte furnizimin direkt të NATO-s me armë për Ukrainën, si një organizatë me 31 anëtarë që funksionojnë në bazë të konsensusit, aleatët pajtohen vetëm për dërgimin e ndihmës jovdekjeprurëse, karburanteve dhe furnizimeve mjekësore.
LEXO EDHE: