Botë

Houthi zotohet të vazhdojë sulmet ndaj aeroporteve izraelite

Izrael

Foto: Associated Press

Grupi Houthi i Jemenit është zotuar të vazhdojnë sulmet ndaj aeroporteve izraelite, pasi një raketë e lëshuar nga rebelët e mbështetur nga Irani të dielën, ndaloi për pak kohë fluturimet dhe trafikun e udhëtarëve në aeroportin kryesor ndërkombëtar të Izraelit.

Rebelët kanë lëshuar një paralajmërim se do të kryenin sërish sulm ndaj Ben-Gurion, portës kryesore të Izraelit në botë, raporton AP.

“Transportuesit ndërkombëtarë duhet të anulojnë të gjitha fluturimet e tyre në aeroportet e armikut kriminal izraelit, në mënyrë që të ruajnë sigurinë e avionëve dhe pasagjerëve të tyre", thuhet në paralajmërimin e Houthis.

Sulmi në Aeroportin Ndërkombëtar Ben-Gurion ka ardhur disa orë përpara se ministrat e kabinetit izraelit të votonin nëse do të intensifikoheshin operacionet ushtarake në Gaza.

Ushtria izraelite ka thënë se është hera e parë që një raketë ka goditur aeroportin që nga fillimi i luftës në Gazë.

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmit, ndërkohë që shumë linja ajrore ndërkombëtare anuluan ose shtynë fluturimet.

Lufta me Hamasin në Gaza dhe më pas Hezbollahun në Liban ka bërë që një valë linjash ajrore të pezullonin fluturimet drejt Izraelit.

Shumë prej tyre kishin rifilluar muajt e fundit.

Houthi-t kanë shënjestruar Izraelin gjatë gjithë luftës në solidaritet me palestinezët, duke ngritur profilin e tyre brenda dhe ndërkombëtarisht si anëtari i fundit i "Boshtit të Rezistencës" të vetë-përshkruar të Iranit, i aftë për të nisur sulme të rregullta ndaj Izraelit.

Ushtria amerikane nën presidentin Donald Trump ka nisur një fushatë të intensifikuar të sulmeve ajrore të përditshme që synojnë Houthis që nga 15 marsi.