Botë

Holanda arreston një sirian i cili dyshohet se po planifikonte sulm diku në Evropë

Holande

Foto: Associated Press

Policia holandeze ka arrestuar një burrë 29-vjeçar sirian, për të cilin dyshhej se ishte anëtar i Shtetit Islamik dhe se po planifikonte një sulm diku në Evropë, kanë thënë prokurorët të martën.

Informata se burri po planifikonte sulme është bërë bazuar në postimet e tij në mediat sociale.

Prokurorët kanë thënë se agjencia e inteligjencës AIVD kishte gjetur postime në mediat sociale në të cilat burri kërcënonte të kryente një sulm në një vend të paspecifikuar në Evropë rreth Krishtlindjeve.

Ata nuk kanë dhënë detaje mbi sulmin e dyshuar të planifikuar ose mbi dyshimet e tyre se burri ishte anëtar i Shtetit Islamik.

Burri është arrestuar më 18 dhjetor në shtëpinë e tij në Vlissingen në jugperëndim të Holandës, dhe një gjykatë vendosi të martën që paraburgimi i tij do të zgjatet me të paktën 30 ditë, ndërsa hetimi vazhdon.