Hashem Safieddine, zyrtari më i lartë i Hezbollahut që pritej të pasonte sekretarin e përgjithshëm të vrarë, Hassan Nasrallah, është vrarë në një sulm izraelit, ka bërë të ditur grupi të mërkurën.
Hezbollahu konfirmoi se Safieddine u vra në një sulm ajror izraelit, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSafieddine kishte drejtuar Hezbollahun së bashku me zëvendëssekretarin e tij të përgjithshëm, Naim Qassem që nga vrasja e Nasrallauth, dhe pritej të zgjidhej zyrtarisht si sekretar i përgjithshëm i tij i ardhshëm.
Safieddine, një i afërm i Nasrallahut, ka qenë pjesë e Këshillit të Xhihadit të grupit, organi përgjegjës për operacionet e tij ushtarake.
Ai ishte gjithashtu kreu i këshillit të tij ekzekutiv, duke mbikëqyrur çështjet financiare dhe administrative të Hezbollahut.
Sipas Reuters, Safieddine mori një rol të rëndësishëm duke folur për Hezbollahun gjatë vitit të armiqësive me Izraelin që përfundimisht çuan në vdekjen e tij, duke iu drejtuar funeraleve dhe ngjarjeve të tjera në të cilat Nasrallah prej kohësh nuk ishte në gjendje të merrte pjesë për arsye sigurie.
Vrasja e tij ka dëmtuar më tej udhëheqjen e lartë të grupit ndërsa Izraeli po godet jugun e Libanit, luginën lindore Bekaa dhe periferitë jugore të Bejrutit, të gjitha bastione të Hezbollahut.