Qeveria e Ukrainës ka pezulluar nga puna ministrin e Drejtësisë, German Galushchenko, mes një hetimi për korrupsion në sektorin e energjisë.
Autoritetet ukrainase kanë ngritur akuza ndaj shtatë individëve në lidhje me një skemë të dyshuar ryshfeti prej 100 milionë dollarësh që përfshin zyrtarë të lartë të energjisë, e cila ka shkaktuar zemërim publik dhe ka përqendruar vëmendjen në betejën e Kievit kundër korrupsionit, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGalushchenko, i cili më parë kishte shërbyer si ministër i Energjisë, është subjekt i veprimeve hetimore, ka bërë të ditur ministria e tij të martën.
Nuk është specifikuar nëse kjo ishte në lidhje me rastin e korrupsionit në energji të hetuar nga Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit.
E Galushchenko është pajtuar me vendimin e qeverisë.
"Do të mbrohem në arenën ligjore dhe do të dëshmoj qëndrimin tim", ka thënë Galushchenko, pa ndarë më shumë detaje rreth shkaqeve të hetimit.
Akuzat për ryshfet në sektorin e energjisë janë të ndjeshme për publikun e gjerë, i cili po përballet me ndërprerje të gjata ditore të rrymës në pjesën më të madhe të vendit edhe para se të fillojnë temperaturat e ftohta të dimrit, ndërsa po i kundërvihet sulmeve masive ruse në infrastrukturën e tij.
LEXO EDHE: