Hamasi u ka bërë thirrje shteteve perëndimore që t’i ndalojnë ndihmat ajrore në Gaza, duke theksuar se metoda e shpërndarjes së ndihmave humanitare është “fyese, e gabuar, e papërshtatshme dhe e padobishme”.
CNN gjatë ditës ka raportuar nga një dëshmitar se të paktën 12 persona u mbytën në Gaza teksa notonin në përpjekje për të kapur pakot me ndihma që vinin nga ajri e binin në det.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Bëjmë thirrje për ndërprerje të operacioneve të lëshimit të ndihmave në këtë mënyrë fyese, të gabuar, papërshtatshme dhe padobishme”, ka thënë Hamasi të martën.
Hamasi ka qenë kritik nga fillimi për ndihmat që lëshoheshin nga ajri, duke i përshkruar ato si “të padobishme” dhe “jo mënyra më e mirë për të dërguar ndihma”. Grupi ka bërë thirrje që ndihmat të futen në Gaza përmes tokës dhe korridore të sigurta të hapen menjëherë.
Izraeli ka mohuar pretendimet se po kufizon ndihmat për në Gaza. Ai ka insistuar se përkundrazi “ndihmon, inkurajon dhe lehtëson” futjen e ndihmave në Gaza.