Botë

Hamasi thotë se vrasja e komandantit të tij të lartë nga Izraeli rrezikon armëpushimin

Hamas

Foto: Associated Press

Vrasja e një komandanti të lartë të Hamasit nga Izraeli kërcënon qëndrueshmërinë e armëpushimit në Gazë, ka thënë të dielën kryenegociatori i grupit militant, duke i bërë thirrje presidentit të SHBA-së Donald Trump që t'i kërkojë Izraelit të zbatojë kushtet e armëpushimit.

Mijëra mbështetës të Hamasit u mblodhën në qendër të qytetit të Gazës në një funeral për komandantin e lartë, Raed Saed dhe tre bashkëpunëtorët e vrarë së bashku me të të shtunën, raporton Reuters.

Në një fjalim televiziv, kryenegociatori i Hamasit, Khalil al-Hayya, i cili jeton në mërgim, konfirmoi vrasjen e figurës më të lartë të Hamasit që nga armëpushimi.

"Shkeljet e vazhdueshme izraelite të marrëveshjes së armëpushimit... dhe vrasjet e fundit që shënjestruan Saedin dhe të tjerët kërcënojnë qëndrueshmërinë e marrëveshjes", ka deklaruar Hayya.

"U bëjmë thirrje ndërmjetësve, dhe veçanërisht garantuesit kryesor, administratës amerikane dhe presidentit Donald Trump, që të punojnë për ta detyruar Izraelin të respektojë armëpushimin dhe të angazhohet për të."

Krahu i armatosur i Hamasit ka thënë më pas të dielën se ka zgjedhur një zëvendësues për Saedin, i cili tha se kishte qenë përgjegjës për "prodhimin ushtarak". 

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasi në Gazë ka hyrë në fuqi për 10 tetor dhe tashmë pritet hyrja në fazën e dytë të tij, një nga fazat më të vështira.