Grupi militant palestinez, Hamas, ka liruar 6 pengje izraelite që janë mbajtur në Gaza të shtunën, raportoi The Guardian.
Në mesin e pengjeve të liruara së fundmi janë Omer Shem Tov, Eliya Cohen, Avera Mengistu, Omer Wenkert dhe Tal Shoham, ndërsa Hisham al-Sayed iu dorëzua Kryqit të Kuq më vonë gjatë ditës. Hisham al-Sayed ishte kapur nga Hamasi në vitin 2015 pasi kishte kaluar Gazën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLirimi i pengjeve do të nxisë autoritetet izraelite të lirojnë mbi 600 palestinezë nga burgjet izraelite – më shumë se 400 prej tyre ishin arrestuar që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor të vitit 2023.
Armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit zyrtarisht filloi më 19 janar dhe shënoi fazën e parë gjashtëjavore ku u liruan 33 pengje izraelite dhe 1,900 të burgosur palestinezë.