Hamasi të premten ka pranuar propozimin nga ndërmjetësuesit për lirimin e një pengu të gjallë amerikano-izraelit si dhe katër trupa me shtetësi të dyfishtë që kanë vdekur pasi janë marrë peng, ka raportuar agjencia e lajmeve “AP”.
Zyra e kryeministrit izraelit ka shprehur dyshime rreth ofertës, duke akuzuar Hamasin për përpjekje për të manipuluar bisedimet në Katar për fazën tjetër të armëpushimit Hamas-Izrael.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGrupi militant në Rripin e Gazës nuk e ka specifikuar menjëherë se kur do të bëhet lirimi i ushtarit Edan Alexander dhe katër trupave, ose çfarë do të kërkojë në këmbim.
Alexander ishte 19 vjeç kur është kidnapuar nga baza e tij në kufi me Gazën në jug të Izraelit gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor të 2023-s.