Katër vjet pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka thënë se lufta atje mbeti "si një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive" dhe përsëriti thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm.
Në fjalimin e tij në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të shënuar përvjetorin e katërt të pushtimit nga Rusia, Guterres ka përgëzuar përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe të të tjerëve për t'i dhënë fund luftës, por ka shtuar se nevojiteshin masa konkrete për të ulur tensionet dhe për të krijuar hapësirë për diplomaci.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke iu referuar pushtimit nga Rusia, Guterres ka thënë se ishin “dëshmitarë të pasojave të kësaj shkeljeje të hapur të së drejtës ndërkombëtare".
Ai ka thënë se më shumë se 15,000 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës dhe mbi 41,000 të tjerë janë plagosur. Midis të vrarëve ose të lënduarve ishin 3,200 fëmijë.
Ai u ka kërkuar shteteve anëtare të OKB-së të financojnë plotësisht ndihmën humanitare dhe ka thënë se çdo zgjidhje për luftën duhet të mbështesë sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.
"Mjaft me vdekjet. Mjaft me shkatërrimin. Mjaft me jetët e shkatërruara dhe të ardhmen e shkatërruar.
Është koha për një armëpushim të menjëhershëm, të plotë dhe pa kushte - hapi i parë drejt një paqeje të drejtë që shpëton jetë dhe i jep fund vuajtjeve të pafundme", është shprehur Guterres.