Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Grupi kurd merr përgjegjësinë për sulmin në Turqi

sulmi ne Turqi

Një grup militant kurd ka thënë se është përgjegjës për sulmin mbi ndërtesën e kompanisë së mbrojtjes dhe hapësirës ajrore, TUSAS, afër Ankarasë, ku u vranë pesë persona.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ka thënë se ka shënjestruar Industrinë turke të Hapësirës Ajrore për shkak se armët që prodhon kanë vrarë “mijëra kurdë”, raportoi BBC. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një deklaratë, grupi ka shtuar se sulmi ka qenë i planifikuar për një kohë të gjatë dhe se nuk ka të bëjë “asgjë me agjendën politike që debatohet në Turqi muajin e fundit”.

Qeveria turke pati thënë se PKK-ja është e përfshirë në këtë sulm, duke i identifikuar sulmuesit si pjesëtarë të saj.

Më pas, Turqia ka lëshuar dhjetëra sulme ajrore mbi zonat e PKK-së në Irak dhe Siri.

Krahu i armatosur i PKK-së, “HPG”, i përshkroi dy sulmuesit si “ekip autonom” që i përkisnin “Batalionit të Pavdekshëm”.