Një gjykatë në Madrid e ka thirrë bashkëshorten e kryeministrit, Begona Gomez, që të dalë para gjykatës më 5 korrik, nën akuzat për korrupsion, të cilat e shtynë Pedro Sanchezin që ta mendonte dorëheqjen në muajin prill.
Kërkesa është bërë si pjesë e një hetimi preliminar nëse Gomezi e ka përdorur pozitën e saj për ndikuar në marrëveshje biznesore, ka bërë të ditur të martën gjykata, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSanchezi ka thënë në fund të prillit se pasi e kishte shqyrtuar situatën kishte vendosur që të vazhdonte detyrën. Ai ka akuzuar kundërshtarët e tij politikë të krahut të djathtë për orkestrim të rastit.
Autoriteti procedues i Madridit apeloi që çështja të hidhej poshtë në mungesë provash, por kërkesa u rrëzua nga gjyqtari hetues.
Opozita ka kërkuar, në raste të ndryshme, dorëheqjen e Sanchezit, i cili drejton qeverinë e koalicionit të pakicës së majtë të Spanjës.
Çështja ndaj Gomexit është ngritur nga “Manos Limpias”, ose Duart e Pastra, një grup aktivist kundër korrupsionit, i udhëhequr nga Miguel Bernad, një avokat dhe politikan i cili ka qenë kandidat për një parti të ekstremit të djathtë në zgjedhjet evropiane.